“Je rrotë k**i”- Shpërthen debati në studio, i ftuari ofendon ish-banorin e BB dhe largohet nga emisioni

Një situatë e papritur tensioni ka ndodhur gjatë transmetimit të emisionit “Zgjohu me MCN”.

Protagonistë të kësaj përplasjeje kanë qenë ish-banori i “Big Brother Albania”, Elton Tozaj, i cili ishte i ftuar përmes një lidhjeje ‘Skype’, dhe fotografi Feliks Bilani, i pranishëm në studio.

Shkaku i këtij debati ka qenë një temë mjaft e ndjeshme dhe që shpesh ndan opinionin publik: a duhet të lejohen miqësitë e ngushta të partnerëve me persona të tjerë jashtë marrëdhënies së tyre?

Ndonëse fillimisht diskutimi po zhvillohej me tone të qeta dhe argumente normale, situata mori shumë shpejt një kthesë të papritur.

Përplasja e fortë e mendimeve dhe këndvështrimeve të kundërta mes të ftuarve degradoi në një debat të ndezur, duke e ngritur ndjeshëm temperaturën në studio.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by ZgjohumeMcn (@zgjohumemcn)