Videoja e Londrimit bën bujë në X – reagon aktorja e famshme turke

Gjatë rrugëtimit të tij në “Big Brother VIP Kosova 4”, finalisti Londrim Mekaj nuk e ka fshehur asnjëherë adhurimin e tij të madh për një nga yjet më të njohura të kinematografisë turke.

Në një prej momenteve brenda shtëpisë, ai e shpalli publikisht Demet Özdemir si aktoren më të bukur, duke theksuar me bindje se nuk ka asnjë tjetër si ajo.

Kjo deklaratë e tij u bë shpejt virale dhe bëri xhiron e rrjeteve sociale, veçanërisht në platformën “X” (ish-Twitter), ku fansat nisën ta shpërndanin masivisht videon e tij.

Sakaq falë përmasave të mëdha që mori shpërndarja e videos, deklarata e tij ka rënë pikërisht në “radarin” e aktores së famshme.

Demet Özdemir jo vetëm që e ka vënë re videon, por ka reaguar nga llogaria e saj zyrtare duke i bërë “Like” postimit në “X” ku theksohej adhurimi i Londrimit për të.