Largimi i papritur i Enxhi Nasufit nga programi i mëngjesit në “Top Channel” u shoqërua me një sërë thashethemesh në rrjet, ku aludimi më i rëndë ishte ai për një përplasje fizike me bashkë-prezantuesen e saj, Neada Muça.
Pas një periudhe heshtjeje, Enxhi ka vendosur t’i vërë pikat mbi “i”. E ftuar në emisionin “Me prit të dielën” përballë moderatorit Ermal Peçi, ajo është pyetur drejtpërdrejt nëse publiku duhet të dijë të vërtetën rreth këtij “sherri” të përfolur.
Enxhi e ka mohuar kategorikisht të ketë pasur dhunë, duke treguar se këto lajme e kanë prekur: “E vërteta është kjo: në punë ka konflikte, debate. Konfrontime fizike? Kurrë. U mërzita në fillim kur lexova këtë gjë, është e shëmtuar. Nuk e doja këtë lloj vëmendjeje.”
Megjithatë, mungesa e një përplasjeje fizike nuk do të thotë se gjërat mes dy ish-kolegeve janë paqësore. Kur moderatori e ngacmoi duke e pyetur nëse sot komunikon apo qoftë edhe nëse e përshëndet Neadën po të rastisnin në të njëjtin ashensor, përgjigjja e Enxhit ishte e prerë: “Jo.”
Ajo e argumentoi këtë qëndrim të ftohtë duke zbuluar edhe arsyen e krisjes mes tyre: “Për një arsye shumë të thjeshtë: unë i vlerësoj shumë njerëzit kur ulen me këmbë në tokë, të vijnë përballë e të komunikojnë me transparencë.”
Me këtë deklaratë, ajo ka lënë të kuptohet se nga ana e ish-koleges ka pasur mungesë sinqeriteti dhe komunikimi të drejtpërdrejtë.
