Ish-banorja e BBVA hedh në gjyq ChatGPT-në?

Ish-banorja e njohur e “Big Brother VIP Albania”, Armela, ka treguar një ngjarje mjaft të pazakontë dhe “të rrezikshme” që i ka ndodhur së fundmi, jo me ndonjë njeri, por me Inteligjencën Artificiale!

E ftuar në E Diell, ajo ka ndarë me publikun një bisedë që ka pasur me ChatGPT-në, e cila mund t’i kishte kushtuar rëndë shëndetit të një të afërmi.

Armela tregoi se si ChatGPT-ja i kishte sugjeruar një recetë apo këshillë mjekësore për një person të afërt të saj, i cili vuante nga një sëmundje e rëndë (tumor).

Problemi qëndronte në faktin se inteligjenca artificiale i kishte dhënë një përgjigje me siguri të plotë, por duke i sugjeruar të konsumonte mjaltë dhe limon.

Sipas saj, këto janë dy produkte që një pacient me tumor nuk duhet t’i përdorë kategorikisht, dhe fatmirësisht ajo vetë ishte në dijeni të këtij fakti mjekësor.

“Fillova po grindesha me chatin, i thashë do të denoncoj, do të të hedh në gjyq, do të të marr lekët,” – u shpreh ajo duke qeshur, teksa tregonte momentin e përballjes virtuale me programin.

Pjesa më komike e situatës ishte reagimi i vetë ChatGPT-së, e cila, sipas Armelës, i kishte kërkuar falje menjëherë duke u justifikuar: “Armela të lutem të kërkoj ndjesë…”.

Ky rrëfim, ndonëse i treguar me të qeshura, fsheh një mesazh të rëndësishëm: Inteligjenca Artificiale nuk është e pagabueshme, veçanërisht kur bëhet fjalë për këshilla jetësore apo shëndetësore, ku konsulta me mjekun mbetet e vetmja zgjidhje e sigurt.