Pavarësisht lojës së fortë, këta dy banorë të BBVA po agjerojnë

Spektakli i mbrëmjes së djeshme “Prime” i “Big Brother VIP Albania” nisi me një atmosferë mjaft të ngrohtë dhe pozitive.

Pas përshëndetjes fillestare me banorët, moderatori Ledion Liço zgjodhi të ndajë një detaj shumë të bukur me publikun, lidhur me Muajin e Shenjtë të Ramazanit.

Ai zbuloi se pavarësisht vështirësive të izolimit, dinamikave të forta të lojës apo debateve të vazhdueshme, dy nga konkurrentët kanë vendosur t’i përkushtohen këtij muaji dhe të mbajnë agjërim.

Bëhet fjalë për Gimbon dhe Gretën, të cilët po e sfidojnë veten edhe shpirtërisht brenda mureve të shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Në këtë moment të veçantë, moderatori i spektaklit nuk la pa u dhënë një mesazh mbështetës, duke u uruar atyre publikisht një agjërim sa më të lehtë dhe të pranuar gjatë këtyre ditëve në garë.