Kristi përballet live me Krusitën pas daljes nga BBVIP: “Më ka marrë malli”

Pas skualifikimit të bujshëm nga “Big Brother VIP Albania”, Kristi Lamaj është përballur për herë të parë me publikun dhe opinionistët në studion e “Fan Club”.

Por ajo që nisi si një intervistë sqaruese, mori shumë shpejt një kthesë të ëmbël dhe plot emocione!

Gjatë transmetimit ‘live’, ka ndodhur një surprizë e papritur: Krusita, ish-banorja me të cilën Kristi krijoi afrimitetin më të madh brenda shtëpisë dhe u përfol gjerësisht për një romancë, ka ndërhyrë përmes një lidhjeje telefonike.

Përpara se të fliste me Krusitën, Kristi sqaroi një herë e mirë qëndrimin e tij rreth marrëdhënies së tyre brenda shtëpisë, duke theksuar se ka qenë gjithmonë i sinqertë.

Nuk kam frikë të refuzohem. Nuk kam dashur të luaj me ndjenjat në BBV, të bëj lojë çiftesh. Unë kam qenë i qartë, më ka interesuar që Krusita të ishte e qartë,” – u shpreh ai, duke treguar se nuk donte ta përdorte atë për strategji.

Në anën tjetër të linjës, Krusita e ka nisur bisedën duke u interesuar për gjendjen e tij, pasi nuk kishin pasur mundësi të komunikonin pas daljes.

Për të thyer akullin, ajo bëri një batutë epike që shkaktoi të qeshura: “Fillimisht që mos të bëj seriozen, je i vetmi njeri që Arjan Konomi ka folur mirë.”

Më pas, ajo nuk i fshehu ndjenjat e saj duke i thënë hapur fjalët që ndjekësit e tyre prisnin t’i dëgjonin: “Më ka marrë malli. Patjetër që do të takohemi.” Një ftesë kjo që mori menjëherë një “Patjetër” miratuese nga ana e Kristit.

Për ta mbyllur, ajo i dha mbështetjen e saj maksimale pas përjashtimit, duke theksuar se ai ka lënë gjurmë dhe se ky fund i papritur nuk ia zbeh aspak rrugëtimin që bëri brenda formatit.

Duket se “Big Brother” mund të ketë përfunduar për ta, por historia e tyre sapo ka nisur jashtë mureve të shtëpisë!