“Ai na ka kërkuar lekë borxh”/ Gruaja e Rogertit reagon pas deklaratës nga familja e Selin

Përplasja e fortë në distancë mes Rogertit dhe familjes së Selinës ka marrë një tjetër drejtim gjatë spektaklit “BBVIP Fan Club”.

Pasi tezja e Selinës publikoi një deklaratë bombastike ku pretendonte se familja e Rogertit i kishte kërkuar para borxh, e ftuar në studio ka qenë bashkëshortja e banorit për t’u përballur me këtë situatë.

Ndryshe nga sa pritej, ajo ka zgjedhur të mbajë një profil të qetë dhe të mos i hedhë më shumë “benzinë zjarrit”, duke treguar mirëkuptim për ngarkesën emocionale të familjarëve jashtë.

Lidhur me akuzat e drejtpërdrejta nga tezja e Selinës (të cilën ajo konfirmoi se e njihte), gruaja e Rogertit e anashkaloi me diplomaci çështjen e borxheve.

Ideja është që unë nuk dua të bëj një ‘Big Brother’ jashtë, refuzoj ta bëj,” – u shpreh ajo prerazi.

Ndërsa për pretendimin financiar theksoi: “Për pjesën e parave borxh nuk do të doja të komentoja të them të drejtën, është diçka shumë private që mendoj se nuk i përket publikut.”

Ajo shtoi se për strategjinë e tij dhe qasjen ndaj Selinës apo banorëve të tjerë, do të duhet të përgjigjet vetë Rogerti kur të përfundojë rrugëtimin e tij.

Por si e justifikoi ajo frazën e rëndë të Rogertit, i cili i tha Selinës: “Familja ime e ka mbajtur me bukë familjen tënde”?

Sipas bashkëshortes së tij, gjithçka lidhet me një barrierë gjuhësore dhe një përkthim të gabuar të fjalëve nga ana e banorit, pasi ai është rritur jashtë shtetit.

Rogerti ka një vështirësi të të shprehurit në shqip… shumë gjëra dalin shumë vrazhdë dhe shabllon për shkak të faktit se është rritur në një vend që flitet një gjuhë e huaj, ndonjëherë gjërat i përkthen gabim,” – shpjegoi ajo.

Ajo e zbuti deklaratën e tij duke i dhënë një kuptim tjetër: “Jam e bindur që nuk ka dashur të thotë atë, ka dashur të tregojë afrimitetin që kemi patur, siç themi ne në gjuhën popullore ‘kemi ngrënë bukë bashkë’, megjithatë e lëmë me kaq.”