Mbrëmja e djeshme ka qenë mjaft e veçantë për Mateon, i cili theu për pak minuta izolimin e shtëpisë së “Big Brother VIP Albania”.
Siç ishte paralajmëruar nga Zarfi i Bardhë, ai ishte i ftuari special në episodin e parë të sezonit të ri të emisionit “Goca & Gra”.
Gjatë kësaj daljeje të shkurtër, por shumë të komentuar, Mateo u përball me një sërë pyetjesh nga moderatoret në studio.
Megjithatë, momenti që tërhoqi më shumë vëmendjen e publikut ishte kur atij iu kërkua të bënte një parashikim për finalen e madhe të këtij edicioni.
I pyetur se cilët mendon se do të jenë 5 finalistët e BBVA, Mateo nuk hezitoi të jepte emrat e tij të preferuar, duke e vendosur natyrisht edhe veten në garë për çmimin e madh.
Pesëshja e zgjedhur prej tij është: Mateo, Miri, Selin, Brikena dhe Gimbo.
