Rrugëtimi i Benitës në shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova” ka përfunduar vetëm një hap larg finales së madhe.
Pas daljes nga shtëpia dhe përfundimit të kësaj eksperience intensive, ish-banorja ka bërë reagimin e saj të parë publik në rrjetet sociale.
Përmes një postimi në “Instastory”, ajo ka pranuar se po kalon një moment të ngarkuar, por ka gjetur forcën për të shprehur mirënjohjen e thellë ndaj publikut që e ka mbështetur gjatë gjithë këtyre muajve.
“Momentalisht jam në gjendje të rëndë emocionale, por nuk mujta pa ju falënderu secilit për mbështetjen në këtë rrugëtim dhe tani në këto momente. Zoti ju ruajt! Me dashuri, Benita,” – ka shkruar ajo në mesazhin e saj të ndjerë.

Pavarësisht se nuk arriti të sigurojë një biletë për të qenë pjesë e pesëshes finaliste që do të garojë për çmimin e madh, Benita ka treguar se vlerëson jashtë mase dashurinë dhe suportin që ka marrë nga fansat, të cilët i qëndruan pranë deri në ditën e fundit të lojës.
