Misteri që mbajti mbërthyer publikun dhe banorët përgjatë ditëve të fundit më në fund ka marrë një përgjigje zyrtare.
Gjatë spektaklit “Prime” të mbrëmjes së sotme, u zbardh plotësisht arsyeja e vërtetë që çoi në përjashtimin e menjëhershëm të Kristi Lamajt nga shtëpia e “Big Brother VIP Albania”.
Ashtu siç kishin aluduar disa nga ndjekësit e Loki Magazine më të vëmendshëm gjatë netëve të fundit dhe siç dyshonin vetë banorët (veçanërisht Selin), shkaku i Zarfit të Zi lidhet drejtpërdrejt me një tjetër thyerje të rëndë të rregullave.
Gjatë transmetimit “Live” u konfirmua përfundimisht se Kristi ka kaluar sërish murin rrethues të shtëpisë, duke braktisur ambientet e izolimit.
Kujtojmë se kjo ishte hera e dytë që ai ndërmerrte këtë veprim ekstrem. Pas herës së parë (pas incidentit me Mirin), produksioni ia kishte lënë në dorë publikut fatin e tij përmes një televotimi.
Por, përsëritja e kësaj shkeljeje kapitale, që bie ndesh me vetë thelbin e formatit, nuk i ka lënë asnjë shteg tjetër “Vëllait të Madh” veçse të merrte vendimin drastik: anulimin e televotimit dhe skualifikimin e tij në sekondë.
