Pas pamjeve të rënda ku Miri kërcënoi hapur Shkëndritin në “Big Brother VIP Albania”, rrjeti ka shpërthyer në një lumë komentesh negative.
Por duket se inati i publikut nuk është ndalur vetëm te banori, por ka kaluar edhe te miqtë e tij jashtë shtëpisë, konkretisht te këngëtari i njohur i “West Side Family”, Roland Hysi (Landi).
Si miku i ngushtë i Mirit, Landi është përballur me një fluks mesazhesh të ashpra nga ndjekësit e indinjuar, të cilët i kërkojnë llogari apo i bëjnë thirrje të ndërhyjë.
Vetë Landi ka vendosur të bëjë publike disa prej tyre, ku lexohen qartë fraza si: “Landi turp për shokun që ke!”, “O Landi po nxirre që aty!”, “Po si i lejon produksioni?!” apo edhe ofendime e ironi si “O Landi o i dexhenerur” dhe “Çoji një raketë”.
Por, në vend që të përfshihej në debate apo të mbronte veprimet e shokut të tij, Landi ka zgjedhur një rrugë tjetër: injorimin dhe ironinë absolute.
Përmes videos së postuar në “Instastory” (nga ku është shkëputur imazhi), ai ka treguar se nuk i bën aspak përshtypje urrejtja virtuale.
Këngëtari shfaqet me kufje në vesh duke dëgjuar muzikë të qetë (“What a Wonderful World” nga Louis Armstrong) dhe duke pirë i relaksuar pijen e tij.
Me këtë gjest mjaft domethënës, pa thënë asnjë fjalë të vetme, ai ka lënë të kuptohet se kjo situatë nuk ia prish aspak terezinë dhe qetësinë e tij personale.
Mbetet për t’u parë nëse ai do të bëjë një deklaratë të mirëfilltë publike për shokun e tij, sidomos nëse produksioni merr masa drastike ndaj Mirit.
