Përjashtimi i papritur i Kristi Lamajt nga shtëpia e “Big Brother VIP Albania” ka lënë pas shumë pikëpyetje, por tashmë në rrjet është publikuar një video që tregon momentet e tij të fundit brenda lojës para se të merrte valixhet.
Pamjet tregojnë një situatë mjaft të ndjerë dhe dëshmojnë gjendjen e ngarkuar të ish-banorit pak para daljes.
Kristi shfaqet i mendueshëm, i veshur me një xhup të zi dhe kapuç të vendosur në kokë, duke ecur pranë pishinës së shtëpisë.
Ajo që e bën edhe më emocional këtë moment është afrimiteti dhe kujdesi i Brikenës. Ajo i afrohet, e pyet se si ndihet dhe i jep mbështetje duke e prekur në krah dhe përqafuar.
Përveç anës morale, ajo tregon edhe një kujdes të veçantë për të, duke u dëgjuar t’i thotë se i ka përgatitur ushqimin dhe ia ka lënë pjatën gati që të hajë.
Këto imazhe marrin një kuptim tjetër dhe bëhen akoma më prekëse, kur kujtojmë se vetëm pak orë pas këtij momenti, ishte pikërisht Brikena ajo që u shkatërrua dhe lexoi mes lotësh Zarfin e Zi që njoftonte përjashtimin e tij përfundimtar nga gara.
