Pas tensioneve dhe zarfeve të zinj, një lajm i mirë ka gëzuar banorët e shtëpisë së “Big Brother VIP Albania”.
Një zarf i bardhë ka mbërritur në shtëpi me emrin e Mateos, duke i komunikuar atij një vendim mjaft të veçantë.
Në zarfin e lexuar nga Miri, Vëllai i Madh i ka dhënë një mundësi Mateos që të shkëputet për disa orë nga shtëpia e izoluar.
Ku do të shkojë Mateo?
Dalja e tij nuk ka lidhje me lojën apo ndonjë penalizim, por me një ftesë speciale. Ai do të jetë i ftuari i mbrëmjes në premierën e sezonit të ri të emisionit “Goca dhe Gra”, ku do të japë një intervistë ‘Live’.
Sigurisht, kjo dalje ka rregullat e veta. Gjatë gjithë kohës që ai do të qëndrojë jashtë mureve të shtëpisë, do të jetë i monitoruar në çdo moment nga kamerat e produksionit.
Lajmi u prit me shumë entuziazëm dhe duartrokitje nga banorët, të cilët Vëllai i Madh nuk i la jashtë kësaj eksperience: ata do të kenë mundësinë që ta ndjekin live nga shtëpia intervistën e Mateos.
Vetë Mateo e priti me buzëqeshje këtë surprizë, duke u shprehur tejet i lumtur për ftesën.
