Përjashtimi i papritur i Kristit nga shtëpia e “Big Brother VIP Albania” ka shkaktuar një valë reagimesh, por ai që ka tërhequr më shumë vëmendje është “shpërthimi” i ish-banorit të këtij sezoni, këngëtarit Erik Lloshi.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Instagram, Eriku nuk i ka kursyer “kunjat” dhe akuzat e forta drejt produksionit, duke vënë në dukje atë që ai e konsideron si një padrejtësi dhe pabarazi të madhe në vlerësimin e artistëve.
Ndërsa ka ripostuar njoftimin zyrtar të përjashtimit të Kristit, Eriku e ka nisur reagimin me një ironi: “A thua përfundimisht??”.
Më pas, ai ka zbrazur dufin për faktin se Kristit iu dha hapësirë absolute të promovonte këngën e tij, madje duke arritur të realizonte edhe një projekt të dytë brenda mureve të shtëpisë.
Nga ana tjetër, sipas Erikut, këngët e tij jo vetëm që nuk u promovuan në spektaklet “Prime”, por as nuk u vendosën si sfond muzikor gjatë ditës në shtëpi.
“Në rregull është Kristi, një bajame tjetër e bëri. Ne që kemi nga 20 vjet skenave dhe i rritur në Top Channel, as këngën te shtëpia s’e vënë, se për ta prezantuar në Prime s’bëhet fjalë,” – ka shkruar Eriku i revoltuar.

Screenshot
Ky reagim tregon një zhgënjim të thellë të këngëtarit, i cili ndihet i anashkaluar pavarësisht karrierës së tij 20-vjeçare, përballë hapësirës që produksioni u ofron personazheve që sapo kanë nisur të eksperimentojnë me muzikën.
