Ndjekësi i shkruan mesazh ofendues për pamjen, Einxhel Shkira nuk ia kursen një përgjigje

Einxhel Shkira ka qenë gjithmonë e hapur dhe e drejtpërdrejtë me publikun, dhe këtë e ka vërtetuar sërish përmes një postimi të fundit në llogarinë e saj në Instagram, ku ka ndarë dhe i është përgjigjur publikisht një mesazhi aspak të këndshëm.

Gjatë një bashkëbisedimi virtual me pyetje, një ndjekës i ka shkruar një koment ofendues lidhur me pamjen e jashtme, duke i thënë: “Pse u prishe kshu ishe gjith ajo goc kishe qef me Pa”.

Përgjigjja e moderatores ka qenë epike, duke dhënë një mesazh të fortë fuqizues për të gjitha gratë dhe nënat.

Ajo ka pranuar se trupi i saj ka ndryshuar, por ka renditur të gjitha sfidat fizike dhe jetësore që ka kaluar këto vite.

Doja vetëm të të them që PO, vërtet s’jam më e njëjta që isha para 4 vjetësh, para 2 shtatzënive, 2 lindjeve, 2 postpartum, 2 thyerje në trup, 2 operime, 2 faza postoperimi, 2 fëmijë dhe një jetë totalisht e Re!! Të gjitha këto s’mund të mos lënë shenjat e veta…” – shkruan Einxhel.

Më tej, ajo thekson se këto shenja janë tregues i rezistencës së saj dhe nuk e lejojnë askënd t’i marrë bukurinë që ajo sheh te vetja.

Jam krenare për ‘prishjen’ time sepse tregon historinë time dhe forcën që ka brenda meje për t’u përballur me gjithçka më ka servirur fati dhe Zoti. E për ty më vjen keq që do të duhet të më shohësh pa qef,” – ka përfunduar ajo duke i mbyllur gojën komentuesit.