“Kristi gay?”/ Krusita flet për herë të parë: “Është delikat, partneri im ideal është tjetër”

Gjatë një interviste të fundit në “Top Radio”, këngëtarja Krusita ka folur hapur lidhur me aludimet dhe pyetjet e ngritura brenda shtëpisë së “Big Brother VIP” mbi orientimin seksual të Kristit.

Ajo i hodhi poshtë këto dyshime, duke theksuar se nuk e ka menduar kurrë një gjë të tillë për të.

Përderisa ai njeri ka shpreh pëlqim për mua, nuk mendoj se është i tillë,”- u shpreh Krusita.

Ajo shtoi se fakti që Kristi kujdeset shumë për veten dhe është delikat në veprimet e tij, nuk e bën atë të ketë një orientim tjetër seksual.

Kritika e hapur ndaj Rogertit

Krusita nuk i ka kursyer kritikat ndaj Rogertit, i cili ka qenë iniciatori i këtyre pyetjeve dhe ngacmimeve brenda shtëpisë.

Ajo e cilësoi sjelljen e tij si krejtësisht të pavend: “Nuk është vendi i Rogertit për t’i pyetur njerëzit çfarë je ti, çfarë orientimi seksual ke ti”.

Më tej, Krusita tregoi preferencat e saj të një mashkulli ideal: “I gjatë, shpatullgjerë. Kristi është i gjatë, por nuk është shpatullgjerë”