Dalin pamjet/ Sulmohet fizikisht moderatori i Big Brother VIP Kosova, Alaudin Hamiti (Video)

Një ngjarje e rëndë dhe e papritur ka ndodhur ditën e sotme, ku pre e një sulmi ka rënë moderatori i njohur i formatit “Big Brother VIP Kosova”, Alaudin Hamiti.

Pamjet e incidentit kanë nisur të qarkullojnë me shpejtësi në media dhe rrjete sociale.

Në videon e regjistruar nga kamerat e sigurisë të një biznesi (publikuar fillimisht nga Indeksonline), shihet momenti kur moderatori është duke ecur në një ambient të jashtëm dhe papritur përballet me një sulm drejt tij.

Në sfondin e videos, pasi ndodh përplasja, dëgjohet Alaudini duke bërtitur drejt personit që e sulmoi: “A je normal ti ej?”.

Deri në këto momente, rrethanat, identiteti i personave të përfshirë dhe motivet e këtij sulmi mbeten të paqarta.

Policia pritet të zbardhë detajet e ngjarjes, ndërkohë që vetë Alaudin Hamiti nuk ka bërë ende asnjë reagim publik për të treguar rreth gjendjes së tij pas këtij incidenti.