Ka ngjallur kuriozitet në rrjet/ Njihuni me partneren e Rogertit, banorit të “BBVIP 5” (FOTO)

Rogerti është padyshim një nga banorët më të komentuar dhe protagonistë të këtij edicioni të “Big Brother VIP 5”.

Përplasjet e tij të forta dhe strategjia e zgjedhur kanë ndarë publikun, por jashtë shtëpisë, ai ka një mbështetje të hekurt.

Bëhet fjalë për bashkëshorten e tij, e cila së fundmi ka dalë për herë të parë publikisht për të folur rreth rrugëtimit të Rogertit në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Ajo ka qenë e ftuar në studion e “Big Brother Radio” (Top Radio), ku më në fund i ka dhënë një fytyrë kuriozitetit të madh të publikut.

E shfaqur mjaft e kuruar dhe me vetëbesim, ajo i ka dalë në mbrojtje partnerit të saj, duke theksuar se ai ka zgjedhur rrugën më të vështirë, atë të të thënit të së vërtetave të hidhura në sy.

Kjo është dalja e saj e parë zyrtare që nga nisja e spektaklit, duke iu përgjigjur kështu edhe pyetjes që qarkullonte shpesh në rrjet: “Kush është femra që i qëndron në krah Rogertit?”.