Reperja e njohur Loredana Zefi ka vendosur të flasë hapur në një nga daljet e saj të rralla për mediat shqiptare. Ajo do të jetë e ftuar në programin “Mirëmbrëma Yje” përballë moderatores Arbana Osmani.
Kjo intervistë ka ngjallur një interes të jashtëzakonshëm, pasi vjen pikërisht pak javë pas bujës së madhe që shkaktoi ish-partneri i saj, Mozzik, me publikimin e këngës “Diss **********”.
Në videon promovuese të emisionit, Loredana flet pa doreza për tensionet e vazhdueshme me reperin dhe sakrificat që ka bërë për hir të fëmijës së tyre. Edhe pse nuk e përmend me emër, mesazhi i saj është i qartë dhe i drejtpërdrejtë:
“Unë e kam duruar shumë. E kam duruar maksimalisht, e kam respektuar maksimalisht për shkak të pikës së dobët, vajzës. Më bëj dëm mua o vëlla, por mos i bëj dëm vajzës. Ndoshta mua më urren kaq shumë sa nuk do që të më shohë me sy. Ka mundësi dhe kjo edhe është okay. Ai është në gjendje që për famën e vet, për personalitetin e vet, është në gjendje të harrojë edhe vajzën”
Ky reagim i Loredanës pason tekstin mjaft të ashpër që Mozzik prezantoi në mini-albumin e tij të ri. Në këngën e pestë, e cila vjen si një “diss” i pazakontë drejtuar vetvetes, reperi trajton demonët e së shkuarës, paranojat, por ngre edhe pikëpyetje të forta mbi rolin e tij si baba.
Në tekst, ai nuk ka kursyer as partnerin aktual të Loredanës, yllin e futbollit Karim Adeyemi, duke nënkuptuar se është ai që po luan rolin e prindit për vajzën. Gjithashtu, ai rikthehet te skandalet e vjetra të Loredanës dhe akuzat për vjedhje.
Pjesë nga teksti i këngës:
“S’po t’vjen marre, çikën po ta rrit Karimi Mun me kon reper, po s’je kurrfare prindi Ti as për ditlindje kurrë s’i ke fry qiri
Ti ja ki bo vetes, dy muj nuk ke dalë prej derës Kur ishi yt këngtare i pat vjedhë pare Petres Dilshe n’intervista, e mbrojshe falemineres U vrejshe je tu rrejtë, kur t’bijke i kuqti çehres
Mozzik, ish-gruja po t’q***t me zezak Dmth fëmija yt nesër përzihet n’gjak
Ish-gruja po t’sillet me repera
Po kallxon për ty gjithçka
E po t’qet della”
