Denisa sjell në jetë fëmijën e dytë, zbulohet emri i veçantë

Familja e Kozak Braçit dhe partneres së tij, Denisës, është zgjeruar sërish. Çifti janë bërë prindër për herë të dytë, duke mirëpritur në jetë një djalë.

Lajmin e bukur e ka ndarë vetë Kozaku përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka publikuar foton e parë të të porsalindurit.

Bebi shfaqet i mbështjellë me një batanije të markës “Fendi”, ndërsa fytyra i është mbuluar me një emoji zemre për të ruajtur privatësinë.

Kozaku ka zbuluar gjithashtu emrin që kanë zgjedhur për djalin e tyre të dytë.

“Mirserdhe Masson” – shkruan ai në postim, duke e shoqëruar me një zemër të kuqe dhe një kurorë mbretërore.

Ardhja në jetë e Masson vjen pas lindjes së djalit të tyre të parë, duke e bërë kështu Kozakun baba të dy djemve.

Reagimet dhe urimet nga ndjekësit dhe miqtë kanë qenë të shumta për këtë moment të lumtur të familjes.