Ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova”, Xheneta Fetahu, ka përjetuar një moment të frikshëm së fundmi, pasi është përfshirë në një aksident automobilistik.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë ajo përmes një postimi në llogarinë e saj në Instagram.
Xheneta ka publikuar një foto ku shihet pjesa e përparme e makinës së saj e dëmtuar nga përplasja, ndërsa sipër saj ka shkruar me dëshpërim: “E psee muu 😣”.

Pavarësisht pamjeve të makinës së shkatërruar, fatmirësisht gjendja shëndetësore e Xhenetës është e mirë.
Raportohet se nga ky aksident ajo nuk ka marrë asnjë lëndim në trup dhe pasojat kanë qenë vetëm dëme materiale.
