Situata e tensionuar mes Selinit dhe Rogertit ka arritur kulmin gjatë orëve të natës, duke u zhvendosur nga përplasjet verbale në veprime fizike të papritura brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”.
Duket se pas “sulmeve të njëpasnjëshme” të Rogertit gjatë ditës, Selin nuk ka mundur t’i kapërcejë dot fjalët dhe ka zgjedhur të veprojë në heshtjen e natës. Teksa Rogerti ndodhej në shtrat duke fjetur, Selin i është afruar dhe e ka goditur me forcë duke përdorur një objekt që nuk dallohet qartë në errësirë.
Reagimi i Rogertit ka qenë i menjëhershëm me një pasthirrmë të fortë dhimbjeje, ndërsa banorët e tjerë janë zgjuar të alarmuar nga zhurma. Një prej banoreve dëgjohet të thotë e shokuar: “Ça bëre mi? Sikur po vdes…”.
Këto pamje janë shpërndarë menjëherë edhe nga familjarët e Rogertit, të cilët e kanë cilësuar veprimin si të papranueshëm dhe kërkojnë që produksioni të marrë masa disiplinore ndaj Selinit për këtë incident të rëndë.

Screenshot
View this post on Instagram
