Bes Kallaku nuk fshihet më, publikon foton romantike me partneren e re (FOTO)

Pas divorcit të bujshëm dhe përfundimit të martesës me Xhensila Myrtezajn, Bes Kallaku duket se ka nisur zyrtarisht një kapitull të ri në jetën e tij sentimentale.

Aktori i humorit ka publikuar së fundmi një foto ku shfaqet mjaft i afërt dhe i përqafuar me partneren e tij të re, një imazh që konfirmon se ai nuk ka ndërmend ta mbajë më të fshehtë këtë romancë.

Partnerja e tij quhet Ejona, një emër që tashmë është bërë i njohur për publikun edhe përmes një gjesti domethënës të vetë aktorit.

Bes Kallaku ka gdhendur në trupin e tij një tatuazh dedikuar asaj me shkrimin: “Ejona 25.12.2025 – Trëndafil në kohë lufte”, duke e cilësuar atë si personin që i qëndroi pranë në momentet e vështira.

Gjatë koncerteve të tij të fundit, Besi është shprehur hapur për këtë ndryshim në jetën e tij, duke deklaruar: “Dua të falënderoj Zotin që më në fund më solli afër dikë që më ktheu edhe buzëqeshjen”.

Me këtë foto të re, aktori dëshmon se e shkuara është lënë pas dhe po shijon plotësisht dashurinë e re.

Screenshot