Një tjetër emër surprizë/ Zbulohet konkurrenti i dytë i Ferma VIP 3

Sezoni i tretë i “Ferma VIP” po merr formë dhe duket se këtë vit kasti do të ketë një përfaqësim të fortë nga bota e humorit dhe aktrimit.

Pas konfirmimit të emrit të parë, aktorit të njohur Romir Zalla, “Revista Bordo” ka zbuluar ekskluzivisht konkurrentin e dytë që do t’i bashkohet aventurës në fermë.

Bëhet fjalë për Akil Varfin, aktorin e ri i cili ka spikatur në skenën e “Portokallisë” dhe së fundmi është pjesë e kastit të filmit “Loja e fundit”.

Pjesëmarrja e tij në reality show vjen me një sakrificë profesionale. Burime pranë revistës bëjnë me dije se gjatë mbledhjes së parë të kastit të “Portokallisë” për sezonin e ri, Akili ka njoftuar se nuk do të jetë më pjesë e spektaklit të humorit.

Ai ka deklaruar hapur para kolegëve se arsyeja e kësaj mungese është pikërisht angazhimi i tij në “Ferma VIP 3”, format i cili pritet të nisë transmetimin gjatë muajit mars.