Bashkëshortja e Tanit në gjendje jo të mirë pas përshëndetjes në Big Brother VIP

Lirije Kola, bashkëshortja e këngëtarit Artan Kola ka folur për herë të parë, lidhur me raportin special që ka me të shoqin, pas surprizës që i bëri atij në Big Brother Vip Albania në ditën e të dashuruarve.

E ftuar në “Ftesë në 5, ajo veçoi një gjest special që Tani bën gjithmonë ndaj saj duke i dhuruar lule kudo që të jenë.

“Do veçoja një gjë që ai e ka bërë që në momentin e parë. Kudo që shikon një lule, kudo ku është, ai e këput dhe e mban aty kurdo që të takohet me mua, ma dhuron”, shprehet ajo.

Zonja Lirije u shpreh e prekur nga komentet në rrjetet sociale për punëdhënësin e saj, të cilin e përshëndeti në Big Brother Vip Albania, bashkë me disa familjarë të tjerë. Ajo zbuloi se përveçse profesionale, lidhja e tyre është edhe familjare, pasi bëhet fjalë për djalin e dajës së Artanit.

“Jam mërzitur shumë sepse në rrjetet speciale kanë dalë disa lajme, që kush është punëdhënësi. Pse i rri afër gruas së Tanit? Punëdhënësi im, është djali i dajës së Tanit. Jam ndjerë keq. Unë e kam si vëlla Nikolinin”, tha ajo.