Tensionet mes Rogertit dhe Kristit kanë arritur kulmin ditën e sotme, duke u zhvendosur nga debatet verbale në veprime fizike.
Rogerti ka vendosur të “hakmerret” për incidentin e mëparshëm, duke i kthyer reston Kristit në të njëjtën monedhë.
Momenti ka ndodhur ndërsa ky i fundit ishte duke debatuar me Livian; Rogerti i është afruar dhe i ka hedhur ujë në fytyrë, duke e lagur komplet.
Pas këtij veprimi, ai ka shpallur barazimin e llogarive mes tyre, duke e shoqëruar gjestin me ironi dhe ofendime.
“Tani jemi 1 me 1. Ik ankohu tani. Tani të fika unë ty. Ik pastrohu ore zhuls,” – i është drejtuar Rogerti, duke e bërë të qartë se kjo ishte përgjigja e tij e vonuar, por e menduar mirë.
