Një skeç i improvizuar në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania” ka rikthyer buzëqeshjen te publiku, por ka nxitur edhe reagime të papritura nga banorët që po e ndiqnin.
Gjatë një demonstrate për gatimin dhe shijimin e pastave, Gimbo dhe Selin vendosën të provonin ushqimin në mënyrën më romantike të mundshme.
Ata ndanë së bashku një fije makarone, derisa iu afruan buzëve të njëri-tjetrit.
Megjithatë, vëmendjen kryesore e rrëmbeu reagimi i Mirit, i cili u pa i shokuar dhe duke kërkuar ujë, ndërsa banorët e tjerë i vunë në dukje me shaka se ai “u zverdh” nga ajo që pa.
