Gruaja e Tanit trazoi rrjetin kur ia përmendi emrin, zbulohet kush është Nikolini

Mbrëmja e së shtunës në “Big Brother VIP” ishte e mbushur me emocione të forta për Tanin, nga rrëfimi i dhimbshëm për vëllain që nuk e njihte pas 23 vitesh, te surpriza epike e bashkëshortes së tij, Lirisë.

Megjithatë, vëmendja e rrjetit u zhvendos shpejt nga lotët te një detaj që u bë viral. Gjatë surprizës, Liria falënderoi publikisht shefin e saj, Nikolinin, për lehtësirat që i kishte krijuar në punë për të rritur fëmijët.

Ky moment ndezi menjëherë rrjetin, duke shpërthyer në meme që krahasonin situatën me skeçin e famshëm në Portokalli, “Çifti i Lumtur” dhe duke hedhur aludime të rënda e ironike për natyrën e kësaj ndihme.

Por, e vërteta është krejt ndryshe dhe hedh poshtë çdo skenar “telenovele”. Burime të ndryshme në rrjet kanë sqaruar se Nikolini nuk është thjesht shefi i saj, por është djali i dajës së Tanit.

Ndihma e tij ka qenë thjesht një mbështetje e pastër familjare në kohë të vështira, duke bërë që fantazia e rrjetit për histori të fshehta të dalë bllof këtë herë.