Zhvillimet e fundit në “Big Brother VIP Albania”, veçanërisht krisja e raportit mes Mirit dhe Selinës, kanë sjellë një reagim të drejtpërdrejtë nga këngëtari Landi Hysi.
Aleanca mes dy banorëve, e cila dukej e fortë deri pak ditë më parë, pësoi një kthesë gjatë spektaklit të së shtunës, pasi Selina u distancua duke u afruar më shumë me Gimbon.
Përmes një postimi në Instagram, Landi ka publikuar një foto ku shfaqet një burrë i rrethuar nga gjarpërinj, njëri prej të cilëve e kafshon në fytyrë.
Ai e ka etiketuar burrin si “Miri” dhe ka shtuar mbishkrimin: “Dita e 56 më në fund”.
Ky mesazh është interpretuar si një qëndrim mbështetës për Mirin, duke lënë të kuptohet se pas gati dy muajsh lojë, janë zbuluar fytyrat e vërteta dhe strategjitë brenda shtëpisë.

