Brikena i vendos “kufirin” Mateos: Ja çfarë nuk toleroj te një mashkull

Gjatë një bisede të qetë në oborrin e shtëpisë së “Big Brother VIP Albania”, Brikena ka ndarë me Mateon një nga parimet e saj kryesore në raportet me meshkujt.

Banorja ka shpjeguar se për të është kategorikisht e papranueshme që një mashkull të përdorë fjalor fyes apo të shajë ndërkohë që ndodhet në praninë e saj.

Ajo u shpreh qartë se nuk ndërhyn në atë çfarë bën ai kur është me shoqërinë e tij, por kërkon respekt maksimal kur janë bashkë.

“Në prezencë temen, kur të fol me mu, nuk kam qejf një mashkull me sha. Çdo person që unë e kam njoft… e din shumë mirë që në prezencë të temen nuk shan”, theksoi Brikena.

Nga ana tjetër, Mateo e mirëpriti këtë qëndrim, duke pohuar se edhe për të është një kod personal që të mos përdorë fjalor të papërshtatshëm para një femre.