Sezoni i ri i “Ferma VIP” po afron dhe tashmë është zbuluar edhe data se kur pritet të startojë reality show, i cili këtë vit vjen me një ndryshim të madh në “timon”.
Pas sezonit të parë të drejtuar nga Luana Vjollca, formati do të kalojë në duart e Arbana Osmanit, ndërsa regjia i është besuar partnerit të saj, Eduart Grishajt.
Sipas burimeve të “Prive” në Klan Kosova, data e rrethuar në kalendar për natën e parë është 13 Marsi.
Përgatitjet për këtë rikthim kanë nisur me intensitet të plotë dhe pritet që dyshja Osmani-Grishaj të sjellë risi të shumta, si në strukturën e spektaklit ashtu edhe në dinamikat e lojës.
