Këngëtari i njohur i muzikës popullore, Ylli Baka, është bërë protagonist i një momenti të pakëndshëm gjatë një dasme ku po performonte.
Baka është një nga emrat më të lakuar dhe më të paguar në gëzimet familjare shqiptare, ku shpeshherë atmosfera e krijuar nga të ftuarit kalon në eufori të tepruar.
Në pamjet që po qarkullojnë në rrjetet sociale, shihet momenti kur këngëtari, ndërsa po këndonte mes turmës, goditet papritur në fytyrë me disa objekte nga personat që po festonin rreth tij.
Pavarësisht situatës së krijuar, artisti është parë me mikrofon në dorë duke u munduar të menaxhojë momentin.
Videoja është shpërndarë me shpejtësi në platformat online, duke nxitur diskutime mbi sjelljen e pjesëmarrësve ndaj artistëve në evente të tilla festive.
