Selin pyet troç Mirin: A ke ndjenja për mua? Ja përgjigja që mori

Një përballje e drejtpërdrejtë ka ndodhur mes Selin dhe Mirit, ku banorja ka vendosur të sqarojë përfundimisht natyrën e raportit të tyre të shumëdiskutuar.

E ulur përballë tij, Selin e ka pyetur Mirin nëse ai ka qenë i sinqertë dhe nëse ka pasur ndonjëherë ndjenja për të, ashtu siç është aluduar shpesh.

Përgjigja e Mirit ka qenë e prerë: “Jo Selin, unë nuk kam pasur asnjëherë ndjenja për ty. Asnjëherë. Ta kam thënë dhe nuk do kem kurrë”.

Megjithatë, Selin nuk është bindur plotësisht dhe i ka renditur atij një sërë situatash që bien ndesh me fjalët e tij.

Ajo i ka kujtuar momentet e xhelozisë ndaj Mateos, incidentin me akulloren, apo reagimet e tij kur erdhi Gimbo, duke e pyetur nëse këto ishin thjesht manipulime situatash.

Nga ana tjetër, Miri është mbrojtur duke thënë se ajo po flet dhe po i interpreton gjërat si një “banore e 20-të” ose si një teleshikuese e jashtme, duke mohuar sërish çdo interes romantik.