Reality show i njohur “Ferma VIP” po bëhet gati të rikthehet në ekran për sezonin e tretë, por këtë herë me ndryshime të mëdha në drejtim.
Pas sezonit të kaluar, i cili u moderua nga Luana Vjollca, këtë vit timonin e prezantimit do ta marrë Arbana Osmani.
Ky ndryshim shënon rikthimin e moderatores në një format të madh reality, e cila do të jetë në krah të bashkëshortit të saj, Eduart Grishaj, i cili do të mbulojë regjinë e spektaklit.
Tashmë është zbuluar edhe data e shumëpritur e startit.
Sipas raportimeve të fundit, “Ferma VIP 3” do të nisë transmetimin më 13 mars, duke sjellë një frymë të re nën drejtimin e dyshes Osmani-Grishaj.
