Kristi Lamaj është padyshim një nga protagonistët e këtij edicioni të “Big Brother VIP”, i cili ka tërhequr vëmendjen jo vetëm me lojën e tij, por edhe me imazhin e kuruar.
Së fundmi, në rrjetet sociale po qarkullojnë disa pamje të Kristit vite më parë, që tregojnë se banori i ka kushtuar një kujdes të veçantë pamjes së tij të jashtme ndër vite.
Këto pamje kanë ngjallur diskutime të shumta mes ndjekësve, të cilët kanë vënë re një ndryshim drastik në portretin e tij.
Diferenca më e madhe që bie menjëherë në sy lidhet me estetikën dentare. Në fotot e mëparshme, Kristi shfaqet me një buzëqeshje natyrale, ndërsa në pamjen e tij aktuale, ai ka investuar për një “buzëqeshje hollivudiane”. Dhëmbët e tij tashmë duken perfektë, të drejtë dhe me një bardhësi që shkëlqen në ekran.
Por ndryshimi nuk ndalet vetëm te buzëqeshja. Një tjetër detaj që e bën pamjen e tij të duket krejt ndryshe është mjekra.
Nëse më parë Kristi preferonte një look më të shkujdesur me mjekër të rrallë, tani ai shfaqet me një mjekër të plotë, të dendur dhe të definuar me kujdes, çka i jep një pamje më të pjekur dhe të strukturuar.
