Tensionet mes Mirit dhe Selinës nuk janë shuar me përfundimin e spektaklit të mbrëmshëm, por kanë vijuar me diskutime të tjera brenda shtëpisë.
Pas përballjes direkte, ku Miri mohoi kategorikisht të kishte pasur ndonjëherë ndjenja për banoren, ai ka bërë një analizë të situatës gjatë një bisede me Rogertin.
I bindur në pozicionin e tij, Miri është shprehur se rëndësia dhe faktori i Selinës në lojë varen drejtpërdrejt nga ai.
“Ajo është këtu prej meje,” – ka deklaruar ai me bindje të plotë.
Kjo deklaratë e fortë vjen si përgjigje ndaj akuzave të Selinës, e cila i përmendi atij xhelozitë, sulmet e marra dhe situata të ndryshme, janë të krijuara prej tij.
