Një situatë e paprecedentë ka ndodhur mesditën e sotme në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania”, vetëm pak orë përpara nisjes së spektaklit të mbrëmjes.
Kristi ka shokuar të gjithë duke kapërcyer murin rrethues të shtëpisë, duke thyer kështu një nga rregullat themelore të formatit.
Ky veprim vjen disa orë pas një përplasjeje fizike me Mirin, ku situata degradoi deri në gjuajtjen me shishe uji.

Aktualisht raportohet se banori ende nuk është rikthyer në shtëpi, ndërsa publiku dhe banorët janë në pritje të vendimit që “Vëllai i Madh” do të marrë ndaj kësaj thyerjeje të rëndë të disiplinës dhe izolimit.
