Labinoti ‘demaskon’ produksionin e BBVK pas eliminimit, publikon votat e televotimit dhe jo vetëm kaq…

Këngëtari Labinot Rexha ka thyer heshtjen pas eliminimit nga “Big Brother VIP Kosova”, duke hedhur dyshime të forta mbi transparencën e televotimit dhe synimet e produksionit.

Në një reagim publik, ai ka deklaruar se largimi i tij ishte i planifikuar për ta mbajtur larg finales, pavarësisht mbështetjes së madhe që gëzonte nga publiku.

Rexha thekson se diferenca në vota ishte minimale, por ajo që e ka revoltuar janë informacionet e marra pas daljes.

Sipas tij, autorja Olsa Muhameti kishte përgatitur një skenar për ta eliminuar përmes një “zarfi të zi”.

Ai ka përmendur edhe ekzistencën e një komunikimi mes stafit dhe banorëve që konfirmon këtë tentativë, duke e mbyllur deklaratën me shprehjen “TRUE STORY”, si garanci për vërtetësinë e akuzave të tij.