Ish-banori i BBV 5 së shpejti baba? Bashkëshortja e tij: “Fillim i ri…” (Foto)

Këngëtari i njohur dhe ish-banori i “Big Brother VIP 5”, Erik Lloshi, ka qenë i ftuar pasditen e djeshme në emisionin “Ftesë në 5”, i shoqëruar nga partnerja e tij, Romina.

Çifti, të cilët shpesh kanë ndarë momente nga jeta e tyre private me publikun, këtë herë kanë zgjedhur të flasin për atmosferën e festës së të dashuruarve, e cila përkon edhe me ditëlindjen e Rominës.

Gjatë bisedës në studio, moderatorja Bieta Sulo i ka ngacmuar rreth arsyeve të veçanta për të festuar këtë vit.

Ndërsa Eriku përmendi ditëlindjen e bashkëshortes, Romina surprizoi me përgjigjen e saj plot kuptim.

“Unë do thoja për emocione të reja dhe ndoshta për një fillim të ri,” – u shpreh ajo, duke lënë të kuptohet se familja e tyre mund të jetë duke u zgjeruar.

Kjo deklaratë u pasua menjëherë nga reagimi i moderatores, e cila la të kuptohet se e mori mesazhin e fshehur pas fjalëve “fillim i ri”, ndonëse çifti preferoi të mos jepte detaje të mëtejshme konkrete.