Dita e të Dashuruarve ka qenë e mbushur me emocione edhe për Egli Takon, e cila ka zbuluar dhuratën speciale që ka marrë në këtë 14 Shkurt.
Ndryshe nga sa mund të pritej, “Valentini” i saj këtë vit kanë qenë mbështetësit e saj besnikë. Përmes një postimi në Instagram, Egli ka treguar surprizën e përgatitur nga fansat: një kompozim unik me lule “të pavdekshme” të vendosura në një kupolë xhami, të cilat formonin emrin e saj me ngjyrë vjollcë dhe një zemër.
Dhurata shoqërohej nga një letër prekëse nga “Egli’s Family”, ku premtohej mbështetje e përhershme me fjalët: “Gjithmonë ME TY dhe PËR TY!”.
E emocionuar nga ky gjest, Egli e ka ndarë foton me diçiturën: “My Valentine #eglisfamily”, duke treguar mirënjohjen për dashurinë e pakushtëzuar që merr nga publiku i saj.

Screenshot
