Dita e të Dashuruarve ka sjellë emocione të forta në shtëpinë e “Big Brother VIP”, veçanërisht për Mirin, i cili ditët e fundit ka qenë në qendër të debateve për raportin e tij me Selinën dhe akuzave për pëlqim ndaj saj.
Mes thashethemeve dhe presionit brenda shtëpisë, bashkëshortja e këngëtarit ka marrë një vendim të rëndësishëm, duke i dërguar një buqetë me trëndafila të kuq dhe një letër mbështetëse.
Në pamjet virale, Miri shfaqet i prekur, duke tymosur një cigare ndërsa mban lulet në dorë dhe lexon dedikimin. Banorët e tjerë e kanë uruar për qëndrueshmërinë e martesës së tij.
“Edhe 100 vite bashkë ishalla,” – i thotë Livia, ndërsa komenton se letra ishte shkruar shumë bukur.
Duket se kjo surprizë i ka dhënë forcë Mirit për të përballuar lojën dhe presionin psikologjik. Ai e cilësoi këtë mbështetje si pikën e tij më të fortë.
“E kam më të fortën këtë gjë… çfarë kam vuajtur dhe çfarë mbaj në shpatulla,” – u shpreh ai mes emocionesh, duke lënë të kuptohet se familja mbetet streha e tij kryesore pavarësisht dinamikave të lojës.
