Eliminimi i Labinot Rexhës nga “Big Brother Kosova VIP 4” nuk është mbyllur me daljen e tij nga dera e kuqe.
Këngëtari ka bërë një reagim të fortë publik, duke hedhur akuza të rënda mbi vërtetësinë e garës dhe duke pretenduar se largimi i tij ishte një skenar i parapërgatitur.
Sipas Labit, produksioni ka përdorur strategji për ta dëmtuar, duke nisur nga zarfi i zi e deri te kufizimi i votave, me qëllimin e vetëm për ta nxjerrë jashtë para finales.
“E sollët zarfin e zi për Labin që ta stoponi popullin… U pa dëshira e madhe e produksionit për ta nxjerrë, pasi ishte hera e parë në histori që u bënë vetëm 5 vota nga një telefon,” – shkruan ai, duke shtuar se pavarësisht thirrjeve të opinionistëve kundër tij, rezultati ishte “kokë më kokë”, me një diferencë minimale 48% me 52%.
Akuzat bëhen edhe më specifike kur Rexha zbulon bisedat e bëra jashtë shtëpisë. Ai pretendon se Limi e kishte paralajmëruar për fatin e tij në lojë ende pa nisur mirë aventura.
“Dolën fjalët e Limit që i tha Olsa: duhet me e nxjerr Labin me zarf të zi para finales sepse na e merr fitoren se ka vota,” – deklaron këngëtari.
Sipas tij, Limi e kishte njoftuar pas një takimi me autoren e programit, duke i thënë: “Mos u lodhni kot, se Olsa ka me e nxjerr me zarf të zi.”
Me këto deklarata, Labi insiston se “gjysma e popullit është me të vërtetën” dhe se eliminimi i tij nuk erdhi nga mungesa e votave, por nga frika e produksionit se ai mund të ishte fituesi i padëshiruar i këtij edicioni.

