Aktorja dhe opinionistja e njohur, Olta Gixhari, është bërë sërish qendra e vëmendjes gjatë spektaklit të fundit të “Big Brother VIP Kosova”, këtë herë jo për komentet e saj, por për një incident me veshjen.
Gixhari, e cila njihet për stilin e saj të guximshëm dhe paraqitjet e kuruara deri në detaj, ishte veshur me një fustan të gjatë ngjyrë vishnje me një të çarë të theksuar.
Gjatë transmetimit, në një moment pakujdesie teksa lëvizte në kolltuk, fustani është hapur më shumë seç duhej, duke zbuluar të brendshmet e saj para kamerave.

Ky moment është kapur menjëherë nga ndjekësit e vëmendshëm dhe pamjet kanë bërë xhiron e rrjetit brenda pak minutash.
Edhe pse situata u kalua shpejt, ajo rikonfirmoi se Olta mbetet një nga personazhet që guxon vazhdimisht me modën, duke rrezikuar edhe me incidente të tilla televizive.
