Puthi Luizin në buzë, flet Eglein Laknori: “Mbante erë…” (Video)

Gjatë premierës së filmit “Loja e fundit” të Luiz Ejllit, aktori Eglein Laknori ka zbuluar disa detaje nga prapaskenat e xhirimeve, duke u ndalur te një moment i veçantë mes tyre.

I pyetur nga gazetarja se kush ishte ai që e puthi Luizin në buzë gjatë filmit, Laknori ka konfirmuar me sportivitet se ishte ai vetë, duke shtuar me humor: “Do ta shohësh edhe të filmi…”.

“Puthja që kam unë në rol është një gjë normale e atij karakteri,” ka shpjeguar Laknori, ndërsa kur është pyetur nëse ishte një eksperiencë e sikletshme, ai i është përgjigjur pa ngurrim: “Mbante erë të mirë… Ishte i puthshëm, ishte i puthshëm”.

Megjithatë, kur gazetarja ka insistuar nëse ishte edhe i “ngrënshëm”, aktori e ka mbyllur me humor:

“Nuk e provova atëherë aty, deri te puthja shkova”.