“Gimbo, për ty po vuaj”- Ja si reagoi Miri pas fjalëve të Selin (Video)

Debatet në ambientin e izoluar të “shpellës” në “Big Brother VIP Albania” kanë marrë një tjetër formë, ku banorët po përdorin ironinë dhe tekstet e këngëve për të thumbuar njëri-tjetrin.

Pas disa diskutimeve të mëparshme mes Mirit dhe Selin, kjo e fundit ka zgjedhur të provokojë situatën duke përshtatur një hit të njohur shqiptar me dinamikat e lojës dhe emrat e banorëve që ndodhen në shtëpinë kryesore.

Teksa qëndronin së bashku, Selin ka nisur të këndojë: “Ti mos u bo nervoz me mu, se ky maraz ka me t’shkatru. Zemër mos vuaj”.

Kjo ka sjellë reagimin e menjëhershëm të Mirit, i cili e ka ndërprerë duke thënë: “S’kam asnjë lloj meraku me ty… Se mos kujton se po ma drejton mua këtë gjë. Asnjë lloj meraku s’kam me ty.”

Edhe pse Selin theksoi se ishte thjesht kënga e Elvana Gjatës, ajo vazhdoi me vargjet e ndryshuara: “Zemër mos luaj natë e ditë për mua. Se për ty Gimbo unë po vuaj.”

Pas kësaj, Miri i është përgjigjur prerë: “Bravo, ik te Gimbo mbaro punë. Shko te Gimbo, unë s’kam punë me ty.”