“Është rikthyer me ish të dashurën”- Xheneta reagon për Gjestin

Ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova”, Xheneta Fetahu, ka reaguar ndaj ngacmimeve të ndjekësve lidhur me jetën sentimentale të ish-partnerit të saj, Gjestit.

Ndonëse ka kaluar më shumë se një vit nga përfundimi i rrugëtimit të tyre në formatin televiziv, emri i saj vazhdon të përmendet gjerësisht krahas kësaj historie, një temë që ende ngjall kureshtje në rrjetet sociale.

Së fundmi, në një video të publikuar në TikTok, një komentues i ka shkruar se Gjesti është rikthyer në një lidhje me ish-të dashurën e tij, duke marrë një përgjigje të menjëhershme nga Xheneta e cila ka shkruar tekstualisht:

“Ishalla me fëmijë sa më shpejt se m’shurdhut.”