Projekti më i ri muzikor i dyshes bullgare Azis dhe Tsvetelina Yaneva, i titulluar “Havte”, ka shkaktuar diskutime të forta për shkak të ngjashmërisë së madhe me hitin e njohur shqiptar “Valle Kosovare”.
Kjo ngjarje ndodh në një periudhë kur kënga ikonike e artistit të ndjerë Shpat Kasapi është rikthyer fuqishëm në vëmendje, duke u kthyer në një trend ndërkombëtar me miliona video në platformën TikTok.
Dëgjuesit shqiptarë kanë vënë re menjëherë se vija melodike e refrenit në këngën bullgare, e prodhuar nga Costi, tingëllon pothuajse identike me atë shqiptare, ndërkohë që në kreditet zyrtare nuk ka asnjë referencë për autorët e “Valles Kosovare” apo vetë Shpat Kasapin.
Prisni refrenin:
Kjo mungesë citimi ka sjellë reagime të shumta në rrjetet sociale, duke nxitur debate nëse bëhet fjalë për një frymëzim, një përshtatje apo një kopjim të drejtpërdrejtë të këngës origjinale.
