Një video virale ka pushtuar orët e fundit rrjetet sociale, ku protagonisti është Stenaldo, banori i njohur i “Big Brother VIP”, i cili shfaqet duke drejtuar një automjet tip “Audi”.
Pamjet kanë shkaktuar habi dhe debate të shumta, pasi Stenaldo njihet publikisht si person i verbër.
Fakti që makina lëvizte me rreth 50 km/h ka bërë që ndjekësit të ngrejnë dyshime mbi vërtetësinë e verbërisë së tij apo sigurinë në rrugë.
Por, e vërteta është krejt ndryshe nga çfarë duket në pamje të parë. Burime për “Lokimagazine” kanë konfirmuar se Stenaldo është i verbër dhe nuk ka asnjë dyshim mbi fatkeqësinë e tij.
Situata në video është nxjerrë jashtë kontekstit, pasi ai nuk ka qenë i vetëm në mjet; pranë tij ndodhej një person tjetër që e asistonte në çdo moment, por që këndi i kamerës nuk e ka kapur.
Kjo video mbetet thjesht një moment, ku siguria ka qenë e monitoruar nga shoqëruesi i tij, duke hedhur poshtë aludimet për një shkelje apo mashtrim.
