Miri shpjegon pikturën e tij të realizuar në BBV, merr vëmendje ky detaj: “Këtu është…”

Gjatë sfidës së pikturës në “Big Brother VIP”, Miri ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve me prezantimin e veprës së tij, duke e kthyer momentin në një show humori dhe ironie për çiftin Mateo-Brikena.

Teksa shpjegon pikturën, Miri i referohet Mateos si një zemër e “deformuar”, ndërsa Brikenën e cilëson si pjesën më të drejtë dhe të plotë të dyshes.

Por ironia më e fortë lidhet me figurën e një peme, të cilën ai e quan “Boli” dhe “gjarpri i zi” që është loja në Big Brother.

“Ky është gjarpri i zi që s’i lë këta të bashkohen, deri në momentin që këta ta vendosin që të kapin Primen e radhës,” – shprehet Miri, duke lënë të kuptohet se afrimiteti i tyre shihet prej tij si një strategji loje për vëmendje.

Ai e mbyll shpjegimin duke thënë se kjo është loja e tyre: “Të bëhen bashkë… të japin atë që duan dhe të dalin jashtë nga kjo shtëpi”.