Një debat i ashpër ka shpërthyer së fundmi mes dy banorëve, Labinot Rexhës dhe Benita Zenës, duke degraduar deri në prag të përplasjes fizike.
Tensionet u rritën ndjeshëm kur Labi i është drejtuar këngëtares me një akuzë të rëndë, duke i thënë se arritjet e saj janë bërë përmes “sponsorëve”.
Kjo deklaratë e ka prekur dhe revoltuar thellë Benitën, e cila nuk ka mundur ta përmbajë nervozizmin.
Situata ka agravuar me shpejtësi kur Benita është ngritur me vrull nga vendi për ta goditur Labin. Ka qenë reagimi i menjëhershëm i banorëve të tjerë, të cilët kanë ndërhyrë duke u futur në mes për të parandaluar përshkallëzimin e dhunës fizike.
Pas këtij momenti kaotik, Benita ka shpërthyer në të qara nga tronditja. Ajo ka gjetur mbështetjen e Klodit, i cili e ka marrë veçmas për ta qetësuar dhe për t’i qëndruar pranë në atë gjendje të rënduar emocionale.
View this post on Instagram
